Franca dhe Rusia bashkëpunojnë për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri

Një avion rus i tonazhit të rëndë mbërriti sot pasdite në Châteauroux (qendër e Francës) për të ngarkuar 50 ton pajisje mjekësore dhe produkte bazë nga Franca, bëhet e ditur nga media e pranishme në vendngjarje

Franca dhe Rusia do të dërgojnë së bashku ndihma humanitare në Siri, me destinacion Gutën Lindore, ish-enklavë rebele e rimarrë në prill nga regjimi i Bachar al-Assad, njoftoi presidenca franceze në një deklaratë të përbashkët me Rusinë, raporton ATSH.