Franca dënon vendimin e Izraelit për vendbanimet e paligjshme hebreje

Franca ka dënuar vendimin e qeverisë izraelite për ndërtimin shtesë të rreth 1.300 vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim

Franca ka dënuar vendimin e qeverisë izraelite për ndërtimin shtesë të rreth 1.300 vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria franceze e Punëve të Jashtme ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me vendimin e qeverisë izraelite për të ndërtuar rreth 1.300 njësi banimi shtesë në vendbanimet ilegale hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Franca dënon këtë vendim i cili kontribuon në përhapjen e kolonizimit në Bregun Perëndimor”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Më tej theksohet se kolonizimi është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar ashtu sikurse qëndron edhe në Rezolutën 2334 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), në të cilën thuhet se ky vendim pengon sigurimin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës.

Po ashtu në deklaratë Franca fton qeverinë izrelite që të rishikojë këtë vendim.

Në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967 ka rreth 250 vendbanime të paligjshme hebreje. Më shumë se 400 mijë banorë kolonë hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë edhe më të vështirë jetën për palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor nën zgjedhën okupuese.

Ndërsa në Kudsin Lindor nën pushtim, ka 18 njësi të vendbanimeve të paligjshme hebreje ku jetojnë rreth 220 mijë kolonë hebrenj.