Forcat turke për një vit kanë neutralizuar 1.451 terroristë të PKK-së

Institucionet turke të sigurisë në raportet rreth operacioneve antiterroriste termin - i neutralizuar e përdorin për terroristët e vrarë dhe të arrestuar

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, deklaroi se forcat e sigurisë të Turqisë kanë neutralizuan në total 1,451 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK gjatë vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në vitin e kaluar, forcat turke neutralizuan 1,451 terroristë të PKK dhe 40 pjesëtarë të grupeve radikale terroriste majtiste, ndërsa janë arrestuar 336 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH”, tha Soylu sot në Ankara.

Institucionet turke të sigurisë në raportet rreth operacioneve antiterroriste termin – i neutralizuar e përdorin për terroristët e vrarë dhe të arrestuar.

Soylu tha se forcat turke të sigurisë në këtë periudhë kryen 91,297 operacione kundër organizatës terroriste PKK, 38,725 operacione kundër FETO-s, 2,483 operacione kundër DEASH-it dhe 655 operacione kundër grupeve radikale terroriste majtiste.

PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Gjatë fushatës së saj tre dekadëshe terroriste kundër Turqisë, terroristët e PKK vranë të paktën 40,000 persona.

Organizata terroriste FETO/PDY në vitet 1970 filloi të infiltrojë ithtarët e saj në institucionet e sigurisë të Turqisë, duke e forcuar dukshëm piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve në vitet 1980 dhe më në fund, më 15 korrik të vitit 2016, kreu tentimin e dështuar të grusht shtetit ushtarak që synonte rrënimin e rendit kushtetues dhe rrëzimin e autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë përpjekjes të grushtit ushtarak në Turqi, ranë dëshmorë 251 persona dhe rreth 2,200 të tjerë u plagosën. Autoritetet turke kanë nisur një betejë gjithëpërfshirëse kundër kësaj organizate terroriste të udhëhequr nga Fetullah Gulen.

Po ashtu dhe organizata terroriste DEASH ka kryer sulme të shumta në Turqi duke lënë të vrarë të paktën 300 njerëz.