Forcat izraelite arrestojnë 13 palestinezë

Të arrestuarit janë mbajtur në paraburgim për hetime të mëtejshme

Forcat izraelite arrestuan 13 palestinezë gjatë bastisjeve të kryera në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar, njoftoi sot ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria në një njoftim të pa elaboruar pretendon se ata u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitete popullore terroriste”.

Të arrestuarit janë mbajtur në paraburgim për hetime të mëtejshme, thuhet në njoftim.

Sipas shifrave zyrtare palestineze, rreth 6.500 palestinezë po vuajnë aktualisht në burgjet izraelite, përfshirë 62 gra dhe rreth 350 të mitur.