Forcat e Asadit filluan aksion për marrjen e Malit Turkmen në Siri

Pas vendosjes së kontrollit mbi Deran dhe Kuneytran, forcat siriane dhe aleatët nisën aksion edhe në rajonin e Malit Turkmen

Forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë filluar sulme intensive me qëllim të marrjes së plotë të Malit Turkmen në Latakia në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas vendosjes së kontrollit mbi Deran dhe Kuneytran, forcat siriane dhe aleatët nisën aksion edhe në rajonin e Malit Turkmen.

Gazetari i AA-së nga Idlibi thekson se të premten mbrëma filluan sulmet intensive ndaj pozitave të opozitës siriane.

Nëse forcat e regjimit plotësisht marrin Malin Turkmen, që është me rëndësi të madhe për komunikimin rrugor Idlib – Lazkiy, edhe Latakia siriane do të bie tërësisht nën kontrollin e forcave të Assadit.

Forcat siriane në vitin 2015, me mbështetje ajrore të Rusisë, morën 85 për qind të Malit Turkmen. Rreth 20 për qind turkmenë dhe arabë, që kanë jetuar në këtë zonë, u arratisën në Turqi.

Vendet garantuese Turqia, Rusia dhe Irani në fillim të muajit maj të vitit të kaluar, gjatë raundit të katërt të negociatave mbi Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astanë, nënshkruan memorandum për formimin e “zonave pa përleshje”, në rajonin e Sirisë.