Fluturakja e NASA-s InSight ateron me sukses në Mars

Fluturakja pa pilot u lansua shtatë muaj më parë, që është përpjekja e parë e NASA-s për të arritur në Mars pas zbritjes së roverit Curiosity në vitin 2012

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, për të tetën herë ka lëshuar me sukses një robot të saj në planetin Mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Anija kozmike InSight, e cila është ndërtuar dhe zhvilluar për gati dhjetë vjet me një kosto prej rreth një miliard dollarë amerikanë, ka ateruar në sipërfaqen e Marsit.

Fluturakja pa pilot u lansua shtatë muaj më parë, që është përpjekja e parë e NASA-s për të arritur në Mars pas zbritjes së roverit Curiosity në vitin 2012.

InSight udhëtoi saktë 484.773.006 kilometra, ndërsa në atmosferën e Marsit hyri me një një shpejtësi prej 19.795 kilometrash në orë.

InSight do të kalojë 24 muaj në planetin Mars, ku do të marrë shënime sizmike dhe të temperaturës, në mënyrë që të zbardh misteret e Marsit, që më vonë mund të sqarojnë edhe origjinën e Tokës dhe planeteve tjera të ngurta në rrethin e brendshëm të sistemit diellor.