Flota libiane shpëton 200 migrantë në Mesdhe

Flota libiane njoftoi se migrantët janë shpëtuar nga një anije e papërshtatshme e cila kërcënonte të fundosej në Detin Mesdhe pranë bregut të qytetit Al-Qaraboli

Të paktën 200 migrantë janë shpëtuar në Detin Mesdhe, jo shumë larg brigjeve libiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Flota libiane njoftoi se migrantët janë shpëtuar nga një anije e papërshtatshme e cila kërcënonte të fundosej në Detin Mesdhe pranë bregut të qytetit Al-Qaraboli.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për migrantë afrikanë të cilët pa dokumente janë nisur rrugës për në brigjet evropiane në Mesdhe.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, në rrugën e rrezikshme migratore në Mesdhe këtë vit jetën e kanë humbur të paktën 785 migrantë.

Flota libiane nga ana tjetër pohon se vitin e kaluar janë shpëtuar afër 16.000 migrantë.

Libia është përfshirë nga një krizë e thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011, kur gjatë protestave masive anti-regjimit u vra Muammer Gaddafi. Që atëherë në pushtet janë dy qeveri paralele me seli në Tripoli dhe Tobruk, që kanë parlamente të ndara dhe forca të armatosura.