Kamza mori një fitore “frymëmarrjeje” teksa mposhti me rezultatin minimal 1-0 Luftëtarin e Gjirokastrës në sfidën e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e saj.
Mjaftoi një gol i shënuar nga mesfushori anësor japonez Masato Fukui në pjesën e parë, për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së Gjokës, që la fundin e tabelës për të shkuar një pozicion më lart.
Mesfushori japonez tentoi dy herë brenda pak minutash me kokë, por nëse në rastin e parë nuk arriti të godasë, në të dytin gjeti kohën e duhur për krosimin e ardhur nga këndi dhe shtyu në rrjetë topin.
Nga ana tjetër, Luftëtari i Mezanit u zgjua vetëm në pjesën e dytë dhe i shkoi pranë golit në 2-3 raste, por pa arritur të thyejë portierin Ilir Avdyli, i cili ishte në gatishmëri të plotë.
Vlen të theksohet se Fukui pati një dedikim mjaft të veçantë për golin e tij, pasi shpalosi një bluzë me emrin “Bahtir Avdyli”, që është vëllai i portierit Ilir Avdyli, i ndarë nga jeta vetëm pak ditë më parë.
Kategoria Superiore – Java 16
E diel, më 9 dhjetor, ora 13:30
Stadiumi “Kamza”, Kamzë
KAMZA-LUFTËTARI 1-0
Shënues: Fukui 33′
Kamza: Avdyli, Idrizaj, Teqja (Mehmeti 59′), Beqiri (Rezi 38′), Bonani, Frashëri, Arrabal, Malaj, Fukui,Plaku, Martinena. Trajner: Ernest Gjoka
Luftëtari: Ruçi, Demo (Radoviç 64′), R. Hoxha,Janiçiç, Xhekson, Aleksi, Rapa, Rroca, Ymeraj (Rapo 59′), Milosavljev (Dunga 83′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtarë: Kreshnik Barjamaj, Gernat Qirici, Maringlen Llukmani, Klodian Shahini
Kartonë të verdhë: Fukui 51′, Arrabal 67′, Martinena 72′, Plaku 77′, Mehmeti 87′ / Aleksi 52′
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Idriz Gashi
Java e 16-të e kampionatit shqiptar të futbollit është mbyllur me ndeshjen e luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Laçit, dy skuadra që luftojnë për një vend në Europë.
Një sfidë kjo që është fituar nga vendasit me rezultatin 1-0 falë një goditje të Danilo Alvesh, e cila është devijuar nga mbrojtja mike, duke e bërë ta pakapshëm topin për portierin Selmani në minutën e 43-të të pjesës së parë.
Vlonjatët kanë qenë ta pafat në minutën e 56-të të pjesës së dytë, kur roveshata e Alvesh brenda zonës së rreptësisë është ndalur nga traversa. 12 minuta para fundit, kurbinasit kanë patur një rast të mirë për të shënuar me Xhixhën, por Koliçi ka shpëtuar rezultatin me një pritje fantastike.
Fati i ka buzëqeshur ekipit të Dajës dy minuta para fundit, me goditjen e Altiparmakosvki që është ndalur nga shtylla. Xhixha është munduar ta shtyjë në rrjetë topin, por ka shkaktuar faull ndaj portierit Koliçi.
Ka qenë një sukses i rëndësishme për lojtarët e Dajës, që vinin nga një humbje befasuese të pësuar kundër Kastriotit të vendit të fundit në javën e 15-të. Falë këtyre tri pikëve, Flamurtari, që mbetet në vendin e gjashtë, ka shkuar në 25 pikë në renditje, vetëm një larg Laçi-t dhe pesë larg zonës europiane.
Të dy këto skuadra do të luajnë në shtëpi në javën e 17-të, me kuqezinjtë që do të presin Kamzën, ndërsa Laçi ekipin e Tiranës.
Flamurtari-Laçi 1-0
Shënues: Alvesh 43′
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu, Kotobelli, Pollozhani, Mustafa, Rrapaj (Musta 73′), Alvesh, Kale (Ymeraj 83′), Bushiç. Trajner: Daja.
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Mersinaj, Sefgjini (Altiparmakosvki 77′), Gjoni, Jonuzi, Lushkja, Berisha (Deliu 46′), Shtubina, Xhixha. Trajner: Memelli.
Gjyqtar: Glen Tona
Kartonë të verdhë: Bushiç, Shtubina, Alvesh, Musta, Hyseni/Mesina, Shtubina, Berisha, Deliu, Xhixha