Flamuj kinezë në Rinas, ish-deputeti: Republikë bananesh!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka publikuar 2 fotografi nga Aeroporti i Rinasit, ku krahas flamujve shqiptarë, valëviten edhe flamuj kinezë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka publikuar 2 fotografi nga Aeroporti i Rinasit, ku krahas flamujve shqiptarë, valëviten edhe flamuj kinezë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu e konsideron këtë veprim cënim të sovranitetit, imazhit tonë kombëtar dhe kërcënim të perspektivës europiane, shkruan Shqip.

“Me kokëfortësi po cënohet sovraniteti e imazhi i ynë kombëtar, perspektiva e jonë europiane, sikur të ishim një “Republikë Bananesh”. Vazhdojnë të valëviten flamujt gjigandë kinezë në pozicionin më prezantues të Shqipërisë, aty ku paraqitet sovraniteti e “fytyra” jonë, në hyrje- dalje te Rinasit”, shkruan Shehu.

Sipas tij ky nuk është thjeshtë një lapsus, por një strategji e qartë e qeverisë për të dhënë një mesazh sfide dhe arrogancë ndaj Brukselit dhe Washingtonit, kërkesave dhe politikave të tyre strategjike.

“Është një kundërvënie ndaj partnerëve tanë të rendësishëm, duke filluar nga Gjermania. Aty ku duhet të valëviteshin vetëm flamuri i ynë kombëtar me atë të BE-së, rregull absolut ky jo thjesht dinjiteti, qendron si në kohën e Enver-Maos flamuri kinez, gjë që ka ngjallur habi dhe indinjatë edhe te partnerët tanë”, vijon më tej ish-deuteti demokrat.

Shehu në vijim të shkrimit të tij shtron pyetjen:

“Shtetarët”, deputetët, drejtuesit e Ministrisë së Jashtme, të Transpoteve, të Protokollit të Shtetit e institucioneve të tjera përgjegjëse që heshtin, a nuk e shikojnë këtë palaçollëk, apo kalojnë vetëm nga VIP-i!?