Fiton Vllaznia, hipotekon kalimin ne Superligë

Vllaznia mposht Korabin, mjafton një gol që në tunel

Vllaznia ka kaluar një tjetër ndeshje “monotone” në Kategorinë e Parë. Shkodranët kanë fituar me rezultatin 1-0 ndaj Korabit. Goli është shënuar nga mesfushori Ardit Krymi që në minutën e parë të sfidë. 

Shkodranët kishin mundësi për të dyfishuar shifrat në minutën e 21-të, por penalltia e goditur nga rumuni Dan Ignat u prit nga portieri i ekipit dibran. Ndeshja nuk pati më gola, pavarësisht disa rasteve të humbura nga djemtë e Canajt.

Korabi nga krahu tjetër vinte me shumë mungesa dhe trajneri Bubeqi u besoi të rinjëve. Të dy ekipet i kanë arritur objektivat sezonal. Vllaznia në Superiore, ndërsa dibranët qëndrimin në Kategorinë e Parë. Vllaznia vazhdon kryesimin e grupit A. 

Grupi A | Play-off
E shtunë, më 20 prill 2019

Ora 15:00 | Vllaznia-Korabi 1-0
Shënues: Krymi 1′