Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare

Finalja e Champions League luhet në stadiumin e Portos në praninë e 16500 tifozëve.  

Janë publikuar emrat e 22 futbollistëve që do të startojnë nga minuta e parë finale e madhe mes britanikëve të Champions League.

Të dyja ekipet kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë për të dalë triumfues nga ky takim mjaft i rëndësishëm.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola do ta nisë me Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Silva; Mahrez, Jesus, Foden.

Ndërsa ai i Chelsea ka hedhur në fushë Mendy; James, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Pulisic; Werner.

Finalja e Champions League luhet në stadiumin e Portos në praninë e 16500 tifozëve. /a2news