Fillon Samiti i Liderëve të G20 në Bali të Indonezisë

Samiti i Liderëve të G20 filloi me ceremoninë e pritjes që presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, u bëri liderëve të vendeve.

Samiti i organizuar me temën kryesore “Rikuperim së bashku, rikuperim më të fortë” mbahet në gadishullin Nusa Dua në jug të ishullit Bali nën kryesimin e Indonezisë më 15-16 nëntor.

Samiti filloi në Apurva Kempinski me pritje që Widodo u bëri liderëve.

Në samit përveç presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan marrin pjesë liderët e vendeve të G20; Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE).

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk merr pjesë në samit ndërkaq Rusia përfaqësohet nga një delegacion i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov.

Axhenda zyrtare e Samitit të G20, i cili bashkon ekonomitë më të mëdha në botë, përfshirë arkitekturën globale të shëndetit, transformimin e qëndrueshëm të energjisë dhe transformimin dixhital.

Samiti mbahet njëkohësisht me luftën Rusi-Ukrainë, krizën energjetike, inflacionin dhe ndryshimet klimatike.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden për herë të parë takohet ballë për ballë në Indonezi me presidentin kinez, Xi Jinping.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një konferencë për media dje tha se sot me Lavrovin do të zhvillojë një takim.

Pas hapjes, samiti do të vazhdojë me mbledhje dhe takime ballë për ballë.

Ndërkohë, delegacionet pritet të zhvillojnë takime lidhur me zgjatjen e marrëveshjes së korridorit të drithit që do të përfundojë më 19 nëntor.