Fieri ndryshon pamje. Projekt 5.6 mln euro për qendrën dhe Gjanicën

Qendra e qytetit të Fierit do të ndryshojë me një projekt prej 5.6 milionë eurosh. Betonizimi i qendrës, ndërtimet pa kriter dhe daljet e lumit Gjanica nga shtrati, ishin prej vitesh tmerri i banorëve dhe bizneseve.

Punimet për rikonstruksionin e qendrës së Fierit kanë filluar në muajin nëntor dhe parashikohet të përfundojnë në maj të vitit 2020, shkruan Top Channel.

Në projekt është parashikuar edhe një parking nëntokësor, me kapacitet për 100 automjete, si dhe ndërtimi i 3 urave mbi lumin Gjanicë.

Prej 20 vitesh, jo vetëm qendra e qytetit, por edhe lumi Gjanica kanë njohur katastrofën më të madhe urbane nga ndërtimet kaotike, që kanë shkaktuar jo rrallë përmbytje masive me dëme të mëdha për familjet dhe bizneset përgjatë këtij lumi.