Fier, gjendet një trup i pajetë

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në Fier.

Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në Fier.

Trupi i pajetë i seksit mashkull, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur pranë morgut të spitalit, shkruan Top Channel.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së burrit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.