Fier, 25 nxënës të gjimnazit ‘Janaq Kilica’ në spital, probleme me frymëmarrjen

Sërish probleme në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier/ 25 nxënës në spital, probleme me frymëmarrjen

Në gjimnazin Janaq Kilica është përsëritur situata e para pak ditësh ku disa nxënës shfaqen probleme me frymëmarrjen gjatë zhvillimi të një orë mësimi në lëndën e Biologjisë.

Sot 25 nxënës janë dërguar në spital me probleme në rrugët e frymëmarrjes. Paraprakisht dyshohet se helmimi masiv është shkaktuar nga një lëndë helmuese që quhet “gaz piper” e cila mund të jetë hedhur nga vetë nxënësit.

Ndërkohë nxënësit janë shumë të tensionuar dhe nuk tregojnë asgjë se çfarë ka ndodhur. Për të parë situatën është edhe drejtori i policisë së qarkut Fier, ndërsa deri tani nuk ka një informacion zyrtar për numrin e saktë të personave të helmuar. Këtë radhë ngjarja ka ndodhur në ndërtesën e re të shkollës.

Numri i nxënësve që kanë mbërritur deri tani në spital është rreth 25.Ndërkohë që ambulancat vazhdojnë të vijnë. Këtë radhë ngjarja ka ndodhur në ndërtesën e re të shkollës.

Vijon…