Fernando Hierro: Nuk mund ta refuzoja Spanjën

Ish-drejtori teknik i kombëtares spanjolle deklaroi se përpara vetes kishte 3 mundësi: të refuzonte detyrën, të largohej fare nga ekipi ose të ishte i pranishëm.

Fernando Hierro ka ftuar kombëtaren spanjolle që të harrojë largimin befasues të trajnerit Julen Lopetegui, sepse sipas tij nuk ka kohë për diskutime apo qejf mbetje, sepse duhet të garojnë për të fituar Kupën e Botës në Rusi.

Ish-drejtori teknik i kombëtares spanjolle deklaroi se përpara vetes kishte 3 mundësi: të refuzonte detyrën, të largohej fare nga ekipi ose të ishte i pranishëm.

“Nuk kemi kohë për diskutime dhe fytyra të vrenjtura. Duhet ta përballojmë këtë situatë dhe të luftojmë për botërorin. Kemi një mundësi të madhe, futbollistët e dinë se një herë në katër vjet, ndoshta një herë në jetë mund të luajnë një Botëror dhe duhet të qëndrojnë 100% të përqendruar te futbolli. Duhet të kemi mendësi pozitive dhe mos japim opinione. Nuk është koha e qejfmbetjeve, duhet të kemi mendësi pozitive. Të ne këtu kemi një mision të përbashkët.”

“Unë zgjodha të tretën sepse nuk mund të braktisja lojtarët dhe federatën. Nuk do t’ia falja vetes po të thoja jo. Nuk duhet të shohim pas se çfarë ndodhi. Duhet të mendojmë për Botërorin tani”, u shpreh Hierro.

Ish-kapiteni i Realit dhe Spanjës sqaroi se nuk do të bëjë ndryshime në skuadër: “Nuk mund të ndryshohet për dy ditë puna që është bërë në dy vite”.

Hierro, ish-kapiten i Real Madrid me të cilin ka luajtur 584 ndeshje, shtoi: “Nuk ishte vendimi im për largimin e Lopetegui por i kreut të federatës, që kishte një tufë me argumente në favorin e tij. Mendimi im u dha kur Lopetegui rinovoi deri në 2020. Unë kisha besim te ai, por tani kam besim se mund ta zëvendësojë ashtu si duhet, sepse përndryshe nuk do të isha këtu. Besoj se do të fitojmë Kupën e Botës.