Femrat U20, Japonia shpallet kampione e botës

Japonia mundi Spanjën në finalen e madhe të Botërorit të femrave për moshat deri në 20 vjeç, duke marrë titullin e lakmuar mes festës dhe lotëve të gëzimit të sportisteve aziatike.

Japonia mundi Spanjën në finalen e madhe të Botërorit të femrave për moshat deri në 20 vjeç, duke marrë titullin e lakmuar mes festës dhe lotëve të gëzimit të sportisteve aziatike.

Vetëm 15 ditë pasi kishte humbur ndaj të njëjtit kundërshtar në fazën e grupeve, formacioni ishullor dominoi ndaj atyre iberike me shifrat 3-1./raporton Top Channel

Hinata Miyazawa, Saori Takarada dhe Fuka Nagano ishin autoret e golave për përfaqësuesen japoneze të femrave, në triumfin e parë të këtyre përmasave në historinë e futbollit.

Anglia, ndërkohë, siguroi medaljen e bronzit në turneun e zhvilluar në Francë, duke mundur me penallti ekipin pritës.

Futbollistet transalpine u dorëzuan nga pika e bardhë e 11- metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën 1-1.