Kryeqyteti grek Athina, e cila po përpiqet të kapërcejë gjendjen e rëndë pas zjarreve, tashmë përballet me përmbytjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Reshjet e dendura që për rreth 2 orë përfshinë rajonin Maroussi, shkaktuan përmbytje.
Shumë automjete u dëmtuan nga përmbytjet në rajon ndërsa vazhdojnë punimet për t’i shpëtuar ata që janë të bllokuar në automjete.
Gjithashtu shumë shtëpi janë goditur nga përmbytjet ndërsa njësitë zjarrfikëse vazhdojnë punimet për shpëtim në mbi 170 shtëpi.
Zyrtarët paralajmëruan banorët e rajonit që të mos të dalin në rrugë.