Evazioni fiskal, prokuroria liron nga qelia 7 biznesmenë

“Kërkoj vlerësim të ligjshëm të arrestit për të pandehurit. Rezultojnë dyshime të arsyeshme se subjektet kanë krijuar skemë mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar. Janë kryer një sërë verifikimesh në lidhje me veprën penale”, u shpreh në fillim drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, që është edhe prokurore e çështjes.

Por pasi dëgjoi biznesmenët dhe avokatët e tyre, prokurorja kërkoi që 7 të liroheshin nga qelia dhe të liheshin në masë 20 ditë burg për shkak shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre, transmeton Gazeta Dita.

Prokuroria kërkoi ndryshim mase, nga burg pa afat në 20 ditë burg për Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbirçen, Paqsor Buzin, Astrit Lalën, Rabi Kurtin dhe arrest shtëpie për Shpresa Joanidhin.

Ndërsa për të tjerët është kërkuar burg pa afat.