Europol me oficer ndërlidhës në Shqipëri

Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë të mërkurën me propozim nga ministria e Brendshme.

Organizata policore europiane vendos një oficer kontakti në Shqipëri.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë të mërkurën me propozim nga ministria e Brendshme.

Këshilli i Ministrave njoftoi se ka vendosur Miratimin, në parim, të marrëveshjes, vendit tonë dhe Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Zbatimit të Ligjit, mbi vendosjen e oficerit ndërlidhës të Europol-it.

Burime nga ministria e Brendshme thanë se përfaqësuesi i Europolit do të vendoset në zyrat e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe do të merret shkëmbimin e informacionit dhe kordinimin e punës gjatë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe europolit.

Mësohet se përveç Shqipërisë, Europol ka vendosur së fundi oficerë kontakti edhe në Serbi dhe në Bosnje, në kuadër të bashkëpunimit rajonal.