Atleti 25-vjeçar arriti që të kualifikohej mes 12 më të mirëve të këtij evenimenti teksa kapërceu distancën prej 7.71 m, ndërkohë që rezultati i tij më i mirë për këtë sezon është 7.9 m, ndërsa ai është edhe mbajtësi i rekordit kombëtar me 8.03 m.
Smajlaj do të kërkojë që të në këtë finale të tentojë fitoren e një medaljeje tjetër në evenimentet e rëndësishme kontinentale.
Ndërkaq pas dy ditësh në 10 gusht do të zbresë në pistë edhe Luiza Gega që do të marrë pjesë në bateritë kualifikuese të garës së 3000 m me pengesa me synimin për të arritur në finale./topchannel