“Kemi 28 shtete anëtare dhe katër vende për anëtarësim dhe secili prej tyre ka sisteme unike që do të garantojnë shtetin e së drejtës dhe kjo është e para e garantimit të ekuilibrit të pushteteve dhe gjyqësorit të pavarur. Kjo është ajo që ne diskutuam sot, pasi secili nga sistemet ka specifika e veta dhe në praktikë po rritet përmes traditave specifike të vendeve konkrete”, tha në konferencën e shtypit Eurokomisionerja, Vera Jurova.
“Kështu dëgjova me kujdes të gjithë ministrat që përshkruan sistemet e tyre dhe se si ata të garantojnë shtetin e së drejtës në vendet e tyre”, – tha Jurova.
Më tej eurokomisionerja, shtoi se “shteti i së drejtës, mënyra se si u shpjeguan sot ministrat, është kryesisht në kuadrin e përcaktimit të saktë të institucioneve dhe respekti për ekuilibrin e pushteteve dhe ky ishte një debat i rëndësishëm, përsa i përket institucioneve të veçanta, si për shembull, Prokurorisë së Veçantë. Ne kemi sisteme të ndryshme në shtete të ndryshme. Në BE kemi shtete që nuk kanë një Prokurori të Veçantë që lidhet me korrupsionin, me krimet financiare dhe prokuroria funksionon siç duhet. Kjo është në dorën e shteti për të patur një prokurori të Përgjithshme, apo të Veçantë, për sa i përket korrupsionit”.
“Kjo nuk mund të mbulohet në legjislacion duke u përqendruar vetëm te prokuroria, duhet të ketë edhe shumë ligje të tjera dhe sisteme gjithëpërfshirëse që të funksionojnë edhe në kuadrin parandalues. Nuk ka receta të gatshme për mënyra konkrete se si të zbatohet shteti i së drejtës dhe si të luftohet krimi. Çdo shtet i Ballkanit Perendimor dhe çdo shtet anëtar të bëjë punën e vet, por ky është roli i Komisionit, të rekomandojmë bazuar në ato që kemi parë në këtë sektor dhe të rekomandojmë se cilat janë institucionet që duhet të funksionojnë siç duhet”, tha eurokomisionerja, Jurova.