Ervin Salianji publikon audiopërgjimet e radhës

Dosja “Babale”, Salianji publikon audiopërgjimet e radhës mes Alizotit dhe ish-drejtorit të policisë

Përmes një daljeje publike për mediat, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar prova të reja rreth dosjes “Babale”.

Ditën e sotme, Salianji zbuloi disa audiopërgjime mes Fredi Alizotit dhe ish-drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushit, shkruan Top Channel.

Ai u shpreh se përgjimet në fjalë nuk janë marrë parasysh qëllimisht nga prokuroria gjatë hetimeve të saj, çka nënkupton sipas ish-deputetin ndërveprimin e qeverisë me krimin.

“Përgjimet faktojnë vënien e qeverisë në shërbim të krimit. Sajimi i dëshmitarit të rremë zbulohet dhe me përgjimet zyrtare të prokurorisë“, tha Salianji.

Vijon…