Erjon Veliaj për kartën e studentit: 60 shërbime, por do të zgjerohen

Ka mbërritur në 10 mijë numri i studentëve që është pajisur me kartën e studentit në Tiranë. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku morën pjesë gjatë procesit të aplikimit dhe tërheqjes së kartës së studentit pranë univerisitetit Politeknik.

“Momentalisht kemi rreth 50-60 produkte ose ulje për shërbime publike të bashkisë, të Ministrisë së Kulturës, të enteve të tjera, kryesisht me fokus shërbimet publike për studentët, e thuajse po aq nga kompani private: kryesisht kancelari, dyqane veshjesh, supermarkete, restorante, dhe shërbime të tjera elektronike, që u vijnë në ndihmë studentëve”, tha Veliaj, raporton Top Channel.

Tashmë është krijuar një agjensi e posaçme që do të merret me kartën e studentit në qytetin e Tiranës, model i cili pritet të shtrihet edhe në bashkitë e tjera. Ndërsa ministrja Balluku tha se institucionet apo subjektet që kanë lidhje me institucionin që ajo drejton do të ofrojnë shërbime të tjera shtesë.

“Interesi është shumë i madh për ta marrë këtë kartë, pasi është një kartë që do t’i ndihmojë të gjithë studentët, pasi nga lista që pashë janë absolutisht shërbime për të cilat ka nevojë studenti. Përmes Ministrisë ne mund ta ndihmojmë këtë proces me subjekte që janë të lidhura me ne, për t’i lehtësuar dhe për të shtuar listën e subjekteve të cilat ofrojnë shërbim për kartën”, tha ajo.

Vetëm në Universitetin Politeknik e tërhoqën kartën e studentit mbi 2000 studentë.