Erdoğan: Universiteti Turko-Gjerman, simbol i miqësisë

"Ne do të vazhdojmë të japim çdo lloj mbështetje për Universitetin Turko-Gjerman", theksoi Erdoğan në ceremoninë zyrtare të hapjes së kampusit të ri të universitetit në Stamboll së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu shpresë që Universiteti Turko-Gjerman në Stamboll do jetë një simbol i miqësisë midis dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të vazhdojmë të japim çdo lloj mbështetje për Universitetin Turko-Gjerman”, theksoi Erdoğan në ceremoninë zyrtare të hapjes së kampusit të ri të universitetit në Stamboll së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Erdoğan shtoi se aktualisht po bëhen përpjekje për të themeluar një universitet turko-japonez të shkencës dhe teknologjisë, si dhe një universitet turko-italian.

“Vazhdojmë punimet tona me qëllim për të rritur sasinë dhe nivelin kualifikues të arsimit të lartë në vendin tonë”, shtoi presidenti turk.