Erdoğan: Turqia synon lirinë e arabëve dhe kurdëve në Siri

“Ne e konsiderojmë sigurinë dhe paqen e arabëve në Siri si çështjen tonë. Ne i shohim problemet e kurdëve si tonat”, theksoi presidenti Erdoğan

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kompleksin presidencial në Ankara ka deklaruar se Turqia me praninë e saj në Siri synon lirinë e arabëve dhe kurdëve, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne e konsiderojmë sigurinë dhe paqen e arabëve në Siri si çështjen tonë. Ne i shohim problemet e kurdëve si tonat”, theksoi presidenti Erdoğan.

Erdoğan theksoi se Turqia po ashtu e konsideron sigurinë dhe paqen e turkmenëve si çështje të saj.

“Pse kemi prezencë në Siri tani… të japim lirinë e vëllezërve arabë dhe kurdë atje, jo atë të grupeve terroriste”, shtoi ai.

Presidenti turk më tej theksoi se në Siri “është një çështje e lirisë dhe integritetit territorial të saj”.

Erdoğan tha se Turqia nuk do t’i lë kurdët sirianë në mëshirën e grupit terrorist PKK/PYD, ashtu si nuk i la arabët në duart e grupit terrorist DEASH.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë.