Erdoğan: Turqia ka dëshmuar se mund të bëjë atë që dëshiron

Erdoğan ka deklaruar se kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare dhe përgjegjësitë historike, Turqia ka dëshmuar se mund të bëjë atë që dëshiron, me aftësitë e veta, pa leje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare dhe përgjegjësitë historike, Turqia ka dëshmuar se mund të bëjë atë që dëshiron, me aftësitë e veta, pa leje, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan theksoi se falë qëndrimit të matur dhe të vendosur të popullit turk, organizatat terroriste pavarësisht mbështetjes së fuqishme nuk patën sukses.

“Pothuajse asnjë nga liderët perëndimorë që na kontaktuan rreth operacionit “Burimi i Paqes” nuk shprehën ngushëllimet e tyre për vdekjen e 20 personave dhe plagosjen e 184 vëllezërve”, tha Erdoğan më tej.