Erdoğan: Turqia duhet të qëndrojë në këmbët e veta në fushën e teknologjisë

"Ashtu siç nuk mund të jemi të pavarur pa sundimin e territorit tonë, po ashtu nuk mund ta ruajmë pavarësinë tonë pa zotëruar teknologjinë", tha Erdoğan

Turqia duhet të qëndrojë në këmbët e veta në fushën e teknologjisë, tha presidenti i vendit Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në ceremoninë e hapjes së një qendre të informacionit dhe inovacionit në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesem në Ankara, Erdoğan tha: “Ashtu siç nuk mund të jemi të pavarur pa sundimin e territorit tonë, po ashtu nuk mund ta ruajmë pavarësinë tonë pa zotëruar teknologjinë”.

Nga prodhimi i të dhënave e deri te siguria, mbrojtja, shëndetësia, arsimi dhe teknologjitë e informacionit, Turqia duhet të ketë kontrollin e vet mbi të gjitha, tha presidenti turk.

Qendra e hapur synon të tërheqë aktorët kryesorë në fushën e softuerit dhe teknologjisë mobile nga e gjithë bota.

Fokusi duhet të jetë në cilësinë në epokën e re, theksoi Erdoğan, duke shtuar: “Për këtë, është një domosdoshmëri që t’i çojmë universitetet tona përpara”.

“Kapitali ynë njerëzor është fuqia jonë më e rëndësishme”, shtoi Erdoğan.

Ndonëse sistemi universitar në Turqi nuk është ideal aktualisht, tha Erdoğan, Turqia është e vendosur të ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe të gjerë në këtë fushë.