Erdoğan: Turqia asnjëherë nuk ka qenë në anën e puçistëve

"Asnjëherë nuk kemi qenë në anën e puçistëve dhe kurrë nuk do të jemi. Ne qëndrojmë kundër tyre kudo që janë në botë", tha Erdoğan

 Turqia është kundër çdo lloj përpjekjeje për grusht shteti kudo që ndodh, tha presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Asnjëherë nuk kemi qenë në anën e puçistëve dhe kurrë nuk do të jemi. Ne qëndrojmë kundër tyre kudo që janë në botë”, tha Erdoğan në një tubim në të cilin u shpalosën kandidatët për kryetar bashkie të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) për provincën lindore Erzurum.

Erdoğan dje shprehu solidaritet me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, një ditë pasi SHBA njohu udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm i vendit.

Të mërkurën, Guaido deklaroi veten president dhe bëri thirrje për protesta masive antiqeveritare.

Shpallja e Guaidos u njoh nga SHBA dhe u mbështet edhe nga Kanadaja dhe disa vende të Amerikës Latine.

Maduro e ka akuzuar opozitën për organizim të grushtit të shtetit me mbështetjen e administratës amerikane.