Erdoğan takon homologun rus para samitit trepalësh

Erdoğan ka pritur në rezidencën presidenciale Çankaya presidentin Putin, i cili qëndron në Ankara për të marrë pjesë në samitin trepalësh Turqi-Iran-Rusi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, para samitit trepalësh që do të mbahet sot në Ankara në lidhje me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan ka pritur në rezidencën presidenciale Çankaya presidentin Putin, i cili qëndron në Ankara për të marrë pjesë në samitin trepalësh Turqi-Iran-Rusi.

Pas pritjes, dy liderët kanë filluar takimin dypalësh.