Erdogan-Selman mund të takohen në G-20

Zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın tha se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan mund të takohet me Princin e Kurorës Saudite, Muhammed bin Selman në Samitin e grupit G-20 që do të mbahet në Argjentinë.

Pas Forumit Shoqëror Turko-Rus me temë “Marrëdhëniet Turqi-Rusi: Trajtësimi i të ardhmes”, organizuar në Universitetin “Yildirim Beyazit” në Ankara, zëdhënësi Kallën iu përgjigj interesimit të gazetarëve në lidhje me aktualitetin.

Gazetarët e pyetën Kallën për mundësinë e një takimi mes Presidentit Erdoan dhe Princit të Kurorës të Arabisë Saudite, Muhammad bin Selman, duke iu referuar lajmeve se në Samitin e Liderëve të G20-s, që do të mbahet në Argjentinë, do të marrë pjesë edhe princi saudit.

“Jemi duke e shqyrtuar programin (e vizitës)”, u përgjigj Kallën.

Kurse në përgjigje të një pyetjeje mbi lajmet që qarkullojnë në media se regjisori, fitues i çmimit Nobel, Oliver Stone, do të bëjë një dokumentar për Presidentin Rexhep Tajip Erdoan, zëdhënësi Kallën iu përgjigj:

“Ka kohë që flitet për një diçka të tillë, jemi duke e shqyrtuar edhe këtë çështje”.

Zëdhënësin e Presidencës gazetarët e pyetën se do të ketë apo jo ndonjë takim me regjisorin Stone.

“Nuk ka takim. Ekziston vetëm një ide e tillë. Ai erdhi tek ne. Edhe ne po e shqyrtojmë, vlerësojmë këtë çështje. Jam në dijeni të serialit që Stone ka bërë më parë për Putinin. Ka bërë edhe disa dokumentarë të tjerë”,- u përgjigj Ibrahim Kallën.