Erdoğan riafirmon vendosmërinë në luftën kundër terrorizmit

"Edhe në periudhën e ardhshme, lufta jonë më e madhe në vendin tonë do të jetë kundër terrorizmit", tha Erdoğan

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përsëriti qëndrimin e tij në luftën kundër terrorizmit, duke thënë se kjo luftë do të vazhdojë të jetë “lufta më e madhe” në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Edhe në periudhën e ardhshme, lufta jonë më e madhe në vendin tonë do të jetë kundër terrorizmit”, tha Erdoğan duke folur në një ceremoni të hapjes së një xhamie të ndërtuar në kampusin e Xhandarmërisë dhe Akademisë së Rojës Bregdetare në Ankara.

Presidenti turk, i cili vuri theksin mbi suksesin e ushtrisë turke në Jarabulus dhe Afrin në veri të Sirisë gjatë operacioneve antiterroriste “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, tha se rritja e numrit të komandave dhe ushtarëve të forcave speciale do të kontribuojë në suksesin e Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

“Ne do ta eliminojmë terrorizmin duke e shkelur atë në mënyrë që kombi të gjejë paqe”, tha Erdoğan.

Më 24 qershor, Erdoğan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), fitoi shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,5 për qind të votave sipas rezultateve jozyrtare, ndërsa rivali i tij më i afërt Muharrem Ince mori 30,6 për qind.

Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare, Aleanca Popullore e përbërë nga AK Parti fitoi 53,6 për qind të votave, ndërsa Aleanca e Kombit e përbërë nga Partia Republikane Popullore (CHP) siguroi 33,9 për qind.