Erdoğan: Qiproja Veriore ka të drejtë mbi naftën e Mesdheut Lindor

“Bashkatdhetarët tanë turq në Qipron Veriore kane të drejta të njëjta si populli në Qipron Jugore, veçanërisht në çështjet e naftës në Mesdheun Lindor”, tha presidenti Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka përsëritur të drejtat e turqve qipriotë lidhur me çështjet që lidhen me shpimet në Mesdheun Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bashkatdhetarët tanë turq në Qipron Veriore kanë të drejta të njëjta si populli në Qipron Jugore, veçanërisht në çështjet e naftës në Mesdheun Lindor”, tha presidenti Erdoğan në Stamboll.

Presidenti turk theksoi se janë të përkushtuar për të mbrojtur farefisin e tyre turk në Qipron Veriore, veçanërisht siç tha ai, në rajonet që lidhet ekskluzivisht me ekonominë.

“Pra, shpimet e naftës të sapo blera dhe anijet e eksplorimit janë në rajon. Ata janë të mbrojtura nga fregata e Forcave të Armatosura Turke”, u shpreh ai.

Në vitin 1974, pas një grusht shtetit që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, Ankaraja duhej të ndërhyjë si një fuqi garantuese. Në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC).

Në dekadat që nga ajo kohë janë bërë disa përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por të gjitha përfunduan pa sukses. Përpjekja e fundit, e zhvilluar me pjesëmarrjen e vendeve garantuese, Turqia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar, përfundoi në vitin 2017 në Zvicër.

Anija e parë sizmike e Turqisë “Barbaros Hayreddin Pasha”, e blerë nga Norvegjia në vitin 2013, që nga muaji prill i vitit 2018 ka kryer eksplorime në Mesdhe.