Erdoğan: Qendra Financiare në Stamboll do të përfundojë në vitin 2022

“Turqia synon të trefishojë pjesën e financimit me pjesëmarrje në totalin e aktivave bankare në 15 për qind deri në vitin 2025”, thotë presidenti i Turqisë, Erdoğan

0

Projekti i Qendrës Financiare në qendrën ekonomike të Turqisë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2022, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur gjatë një konference në Stamboll, presidenti Erdoğan tha se Turqia do të ndërmarrë hapa të guximshëm dhe vendimtar në financat alternative në ditët në vijim për të marrë vendin e saj të denjë në skenën botërore.

“Disa shtete po punojnë për të përpiluar strukturat e reja financiare dhe ekonomike në një bote të kapluar nga recesioni ekonomik”, theksoi presidenti Erdoğan.

Ai shtoi se “Turqia nuk është spektator i këtij ndryshimi dhe synimi ynë për ta bërë Stambollin një qendër financiare globale është shumë i rëndësishëm për këtë”.

Turqia dëshiron ta bëjë këtë projekt një qendër globale për financin alternativ jo-bankar, theksoi ai.

Erdoğan tha se po rritet gradualisht tendenca drejt modeleve të reja financiare bazuar në pjesëmarrjen në prodhimin e të tjerëve përmes ndarjes së rreziqeve.

“Mendoj se Turqia është vonë dhe ka mbetur pas në këtë rast”, tha ai.

“Synimi ynë është të ngremë pjesën e financimit me pjesëmarrje në totalin e aktiveve bankare në 15 për qind në vitin 2025, nga niveli i tij aktual prej 5 për qind”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.