Erdoğan priti me ceremoni zyrtare presidenten kroate

Erdoğan me nderimet më të larta shtetërore priti Grabar-Kitaroviç në kompleksin e Pallatit Presidencial, ku u intonuan himnet kombëtare të Turqisë dhe Kroacisë

 Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në Ankara presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan me nderimet më të larta shtetërore priti Grabar-Kitaroviç në kompleksin e Pallatit Presidencial, ku u intonuan himnet kombëtare të Turqisë dhe Kroacisë.

Grabar – Kitaroviç me përshëndetjen turke “merhaba asker” përshëndeti gardën e rreshtuar të nderit, ndërsa më pas në shoqërim të homologut të tij turk, Erdoğan, hyri në Pallatin Presidencial.

Pas takimit bilateral është paralajmëruar edhe adresim i përbashkët para gazetarëve.

Erdoğan gjithashtu sonte do të organizojë një darkë në nder të presidentes së Kroacisë.