Erdoğan prezanton programin e Partisë AK në prag të zgjedhjeve lokale

Në zgjedhjet lokale në Turqi që do të mbahen në ditën e fundit të marsit, do të marrin pjesë në total 13 parti politike

Presidenti i Turqisë dhe lideri i Partisë për Drejtësisë dhe Zhvillim në pushtet (Partia AK), Recep Tayyip Erdoğan, ka prezantuar programin e kësaj partie politike para zgjedhjeve lokale të cilat në Turqi do të mbahen më 31 mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Programin zgjedhor të Partisë AK, Erdoğan e prezantoi në një tubin në Qendrën sportive në Ankara.

Programi përmban 11 kapituj dhe ka të bëjë me planin e zhvillimit të bashkësive lokale, infrastrukturën, transportin, programin ekologjik, urbanizmin, administratën dhe sfera të ndryshme të cilat janë të rëndësishme për instancat e autoriteteve lokale.

Erdoğan paralajmëroi se Turqia do të ndalojë dukuritë urbane pa plan në bazë afatshkurte dhe afatgjate.

“Do të ruajmë thjeshtësinë dhe elegancën e arkitekturës osmane selxhuke dhe njëherësh do t’i qasemi edhe linjës së ndërtimit modern”, ka thënë Erdoğan.

Në zgjedhjet lokale në Turqi që do të mbahen në ditën e fundit të marsit, do të marrin pjesë në total 13 parti politike. Për një mandat 5 vjeçar, votuesit do të zgjedhin krerët dhe këshillat në 1.398 komuna si dhe autoritetet e qyteteve.