Erdoğan pret në takim presidentin e Irakut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti me ceremoni zyrtare në Ankara homologun irakian Barham Salih

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti me ceremoni zyrtare në Ankara homologun irakian Barham Salih, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ceremonissë së pritjes, e cila u zhvillua në Kompleksin Presidencial, Erdoğan dhe Salih kaluan në takimin kokë më kokë dhe atë mes delegacioneve.

Takimi do të pasohet nga një konferencë e përbashkëta e dy liderëve.

Në ceremoninë e pritjes të pranishëm ishin edhe ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë İbrahim Kalın, shefi i Komunikimeve i Presidencës Fahrettin Altun, kryetari i Industrisë së Mbrojtes İsmail Demir, guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin dhe zyrtarë të tjerë.

Siç është njoftuar më herët, dy presidentët pritet të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha aspektet dhe për rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme.

Gjithashtu, ata pritet të shkëmbejnë mendime mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Sirinë.

Presidenti i Irakut më vonë do të takohet me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Binali Yıldırım.

Është hera e parë që Salih, i cili mori detyrën më 2 tetor vitin e kaluar, po viziton Ankaranë.