Erdoğan për sulmin ndaj Kılıçdaroğlu: Akt i patolerueshëm i dhunës

Duke theksuar se rreth incidentit janë duke u zhvilluar hetime të gjëra, Erdoğan tha se dhuna nuk mund të justifikohet dhe askujt nuk do t'i lejohet të prishë paqen në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se sulmi i djeshëm mbi kryetarin opozitar të Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu, ishte një akt i padëshirueshëm i dhunës, raporton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësi i opozitës turke Kılıçdaroğlu dje mori pjesë në varrimin e ushtarit turk që ra dëshmor në qarkun Cubuk të Ankarasë dhe me këtë rast një grup nga të pranishmit protestoi dhe u vërsul drejt tij derisa po largohej nga ceremonia e varrimit.

Janë arrestuar 8 persona të cilët ngrakohen për sulm.

Pjesëtarët e forcave turke të sigurisë fizikisht mbrojtën Kılıçdaroğlu dhe përmes turmës e evakuuan deri në shtëpinë më të afërt. Objektin e vizitoi edhe ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar ndërsa kryetari CHP-së Kılıçdaroğlu me autoblindë të forcave turke dhe në shoqëri të ministrit Akar u tërhoq nga objekti.

Presidenti turk Erdoğan sot në Twitter shprehu keqardhje që një varrimin e një dëshmori ka ndodhur një incident i tillë i padëshirueshëm.

“Për fat të keq dje në varrimin e dëshmorit tonë në Cubuk ka ndodhur një incident i padëshirueshëm. Protestat kundër kryetarit të CHP-së Kılıçdaroğlu u kthyen në akt dhune”, ka thënë Erdoğan.

Duke theksuar se rreth incidentit janë duke u zhvilluar hetime të gjëra, Erdoğan tha se dhuna nuk mund të justifikohet dhe askujt nuk do t’i lejohet të prishë paqen në Turqi.