Erdogan: Pas Pakistanit, një vendim i ngjashëm për FETO-n do të vijë edhe nga Azerbajxhani

Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Stamboll në lidhje me rendin e ditës.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se pas shpalljes së organizatës terroriste FETO, si organizatë terroriste nga Pakistani, një vendim i ngjashëm do të dalë edhe nga Azerbajxhani.

Presidenti Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Stamboll.

Ai vlerësoi edhe vendimin e Pakistanit për FETO-n dhe ndër të tjera tha: “Edhe ata u shprehën se FETO është organizatë terroriste. Procesi në vijim, është çështja e dorëzimit të vendeve të mbyllura tek fondacioni ynë (Maarif). Tani (në Pakistan) do të fillojë detyrën ky fondacion”.

Ai tha se edhe në Azerbajxhan ka disa zhvillime pozitive për çështjen e FETO-s. “Edhe sihariqet e tyre në lidhje me këtë zhvillim mund t’jua japim këtë mbrëmje ose nesër” tha Erdoan.

Gjykata e Lartë e Pakistanit vendosi që të shpallë organizatën terroriste gyleniste (FETO) si një grup terrorist të ndaluar në vend dhe Fondacionit Maarif të Turqisë t’i dorëzohen të gjitha shkollat dhe institucionet arsimore të lidhura me FETO-n./TRT