Erdogan: Paqja e Ballkanit jashtëzakonisht e rëndësishme për Turqinë

Presidenti turk drejt Bosnje dhe Herzegovinës për të ndjekur takimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)...

Paqja, stabiliteti dhe mirëqenia e Ballkanit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Turqinë, tha Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan të hënën, përpara vizitës së tij në Bosnje dhe Herzegovinë.

“Paqja, stabiliteti, qetësia dhe mirëqenia e Ballkanit janë shumë të rëndësishme për ne. Vendi ynë ka luksin për të monitoruar zhvillimet në këtë gjeografi”, u tha Erdogan gazetarëve në Aeroportin e Stambollit.

Erdogan do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP) dy ditorë në kryeqytetin e Bosnjes, Sarajevë.

“Turqia, në kuadrin e rëndësisë që i jep paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkan, ka kontribuar në mënyrë efektive në SEECP, e vetmja platformë e bashkëpunimit rajonal që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit që nga themelimi i saj”, thuhet në një deklaratë presidenciale.

Gjatë vizitës së tij, Erdogan do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnje dhe Herzegovinës dhe me liderë të tjerë pjesëmarrës.