Erdoğan: Netanyahu, ti je zëri i mizorëve, ti kryen terror shtetëror

"Netanyahu ke trokitur në derën e gabuar. Erdoğan është zëri i të shtypurve, ti je zëri i mizorëve, ti kryen terror shtetëror"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i është përgjigjur kritikave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që i bëri në adresë të tij nëpërmjet Twitter-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan duke folur në ceremoninë e hapjes së disa projekteve në lagjen Arnavutköy të Stambollit, tha se “Netanyahu ke trokitur në derën e gabuar. Erdoğan është zëri i të shtypurve, ti je zëri i mizorëve, ti kryen terror shtetëror”.

“Izraeli nuk ka të drejtë të akuzojë askënd pa dhënë llogarinë për mëkatet e veta, krimet kundër njerizimit, masakrat dhe shkatërrimet”, shtoi më tutje presidenti turk.

Kryeministri izraelit Netanyahu, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, kishte sulmuar presidentin turk për operacion anti-terrorist të Turqisë dhe rreth çështjes së Qipros.