Erdogan: Ne nuk jemi armiq me kurdët

“Ne nuk jemi armiq me kurdët. Ne kemi punë vetëm me terroristët”,- tha Presidenti Erdoan në një intervistë ekskluzive për TRT-në.

Aktualitetin Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e vlerësoi në një intervistë ekskluzive për Radiotelevizionin e Turqisë (TRT).

“Gjermania, Franca, ShBA-ja takohen me ata që janë në krye të organizatës terroriste. Terroristi i njohur me pseudonimin “Mazlum” kërkohet me ‘buletin të kuq’. ShBA-ja duhet të na e dorëzojë neve këtë terrorist”,- tha Erdoan.

Në vlerësimin që i bëri operacionit “Burimi i Paqes”, të cilin Forcat e Armatosura turke (TSK) e bënë në lindje të Eufratit në Siri dhe që më vonë e ndërpre Erdoani tha: “Ne e quajtëm këtë operacion Burimi i Paqes duke u nisur nga fakti që atje (në Eufratin lindor) ka shumë burime. Dhe kështu nisi edhe operacioni Burimi i Paqes”.

“Ne nuk jemi armiq me kurdët. Ata janë vëllezërit tanë. Ne kemi punë vetëm me terroristët. Ne erdhëm këtu për të ndërtuar dhe rilindur, jo për të shkatërruar”,- nënvizoi kreu i shtetit turk.

Në lidhje me përfshirjen apo jo të provincës Ayn al-Arab në zonën e operacionit Erdogani tha se kjo do të vendoset në varësi të zhvillimeve në terren.

ShBA-ja, e cila është partnere strategjike e Turqisë në NATO i ka dërguar deri me sot organizatës separatiste terroriste [PKK] më shumë se 30.000 mauna e kamionë të ngarkuar plot me armë dhe municion,- tha presidenti turk dhe shtoi: “Armatimi i rëndë në Siri duhet pastruar menjëherë ose këto armë duhet ti lihen Turqisë. Përderisa jemi bashkë ne NATO le të na i japin neve këto armë”.

Me Presidentin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump kemi marrëdhënie të sinqerta. Do ti përgjigjem ftesës së tij për ta vizituar në 13 nëntor me një delegacion,- tha Erdoan.