Në një fjalim të mbajtur në Ankara, në 10-vjetorin e Konferencës së përvitshme të Ambasadorëve, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë të hënë se, pret që sulmet ndaj ekonomisë turke do të vazhdojnë.
Erdogani, i cili e përshkroi rënien e lirës si pasojë e një komploti, më shumë sesa parimeve fundamentaliste ekonomike, tha gjithashtu se përhapja e lajmeve të rreme mbi ekonominë ishte një tradhti dhe se veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin një “thikë pas shpine” kundër Ankarasë./raporton Top Channel
Reagimi i presidentit turk erdhi në ditën kur lira turke regjistroi minimumin historik kundrejt dollarit amerikan, e po ashtu në ditën kur Banka Qendrore e Turqisë vendosi të ndërmarrë masa për rikuperimin e saj. Por, pasojat e krizës turke rrezikuan këtë të hënë edhe euron, si pasojë e frikës së investitorëve se kriza mund të përhapet edhe më tej.