Erdogan jep lejen e tokës për kishën e re siriane në Stamboll

Presidenti turk mori pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të vendit të ri të adhurimit që ai së pari e aprovoi si Kryeministër një dekadë më parë...

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të Shtunën vuri gurthemelin të ndërtohej kisha e parë në Turqi që nga themelimi i republikës moderne në 1923.

Kisha në Stamboll do t’i shërbejë komunitetit të krishterë sirian, me 15,000 banorë të qytetit, i cili është përpjekur të ndërtojë një vend të ri adhurimi për 10 vitet e fundit.

Në një ceremoni në vendin në lagjen Yesilkoy, Erdogan tha se shpresonte që ndërtesa të përfundonte brenda dy viteve.

“Është detyrë e Republikës Turke të plotësojë nevojën për komunitetin sirian, të cilët janë fëmijët e lashtë të kësaj gjeografie,” tha ai.

Përfaqësuesit sirianë thanë se toka, e cila është pjesë e një varreze italiane, ishte ndarë nga kryeministri i atëhershëm Erdogan një dekadë më parë.

Sait Susin, kreu i fondacionit të kishës siriane me qendër në Stamboll, tha se ata kanë përdorur kisha që i përkasin bashkësive të tjera për të kryer nevojat e tyre.

“Sidoqoftë, ne kemi pasur probleme për shkak të kohërave të lutjes. Ne kemi nevojë për një kishë. Erdogan e dha kërkesën tonë në 2009 për të ndërtuar kishën në pronë publike. Kjo është arsyeja pse ne jemi të nderuar ta ftojmë atë për ceremoninë e fillimit të punimeve”, tha ai.

Projekti fillimisht u njoftua në vitin 2015, por pengesat ligjore prishën procesin e ndërtimit. Megjithëse varrezat janë pronë publike, afërsia e sitit me një kishëz në pronësi të Kishës Katolike ishin çështje të ndërlikuara, një burim me njohuri të projektit tha për MEE.

Përfundimisht, kreu i Kishës Ortodokse Lindore, emërtimi më i madh i krishterë në vend, ndërhyri në emër të Sirianëve.

“Kreu i Kishës Ortodokse Lindore Bartolomeu I i Kostandinopojës foli me ambasadorin e Vatikanit në Ankara për të marrë bekimet e Papës. Kjo është arsyeja pse ata duhej të prisnin”, thueht në burim.

Qeveria turke në vitet e fundit po kthehej në pronat e konfiskuara më parë të krishtera dhe hebreje, të vlerësuara së bashku me më shumë se 2bn dollarë.

Vendi më i famshëm i adhurimit të krishterë në Stamboll është monumenti Hagia Sofia, i cili u ndërtua nga perandori bizantin Justinian 1, por u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman të Stambollit në shekullin e 15-të.

Ndërtesa ka qenë një muze që nga krijimi i Turqisë moderne, por Erdogan sugjeroi gjatë fushatës zgjedhore për kryetarin e bashkisë në mars që ai të mund të bëhej përsëri një xhami.