Erdogan: Jemi të vendosur të luftojmë edhe me terrorizmin e armatosur, edhe me atë ekonomik

Presidenti dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) iu drejtua popullit në mitingun në lagjen Kaëthane (Kağıthane) të Stambollit.

Duke iu referuar sulmeve ekonomike të ditëve të fundit, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Sa të vendosur që jemi në zhdukjen e terrorizmit të armatosur, aq të vendosur jemi edhe në zhdukjen e terrorizmit ekonomik”.

Presidenti dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) iu drejtua popullit në mitingun në lagjen Kaëthane (Kağıthane) të Stambollit.

Ai tha se Turqisë nuk i ka mbetur asnjë lidhje me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe shtoi: “Nuk kemi lidhje me FMN, borxhin e paguam dhe s’kemi më punë me të”, shkruan TRT.

Erdoan iu referuar atyre që përpiqen ditët e fundit ta vejnë Turqinë me shpatulla për muri nëpërmjet ekonomisë dhe tha: “Qoftë brenda, qoftë jashtë, nuk do t’i falim kurrë ata që u’a kanë vënë sytë punës, mundit e ushqimit të këtij populli. Sa të vendosur që jemi në zhdukjen e terrorizmit të armatosur, aq të vendosur jemi edhe në zhdukjen e terrorizmit ekonomik”.

Shefi i qeverisë turke u shpreh edhe në lidhje me Sirinë.

“Gjëja e parë pas zgjedhjeve, do të zgjidhim patjetër çështjen e Sirisë, në mos në tryezë, në terren” tha ai.

“Me hapat që do të hedhim, pas zgjedhjeve, pra duke filluar nga dita e hënë, do të vihemi në veprim me një energji tjetër” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.