Erdoğan: Filluan hulumtimet në terren për Tunelin e Madh të Stambollit

Erdoğan theksoi se projekti është i pari i këtij lloji në botë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se kanë filluar hulumtimet në terren në lidhje me ndërtimin e Tunelit të Madh të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rreth 75.000 pasagjerë do të udhëtojnë çdo orë në hekurudhat që janë pjesë e projektit. Nga ana tjetër, 120.000 automjete do të udhëtojnë brenda ditës”, tha Erdoğan në një tubim në Stamboll.

Ai theksoi se projekti është i pari i këtij lloji në botë.

Studimi në terren do të përfundojë në vitin 2019, ndërsa projekti më pas pastaj do të vendoset në një tender me modelin ndërto-opero-transfero, tha presidenti turk.

Me përfundimin e projektit, rreth 6,5 milionë njerëz pritet të udhëtojnë në mes të anës aziatike dhe asaj evropiane të Stambollit nëpërmjet tunelit trekatësh.