Erdoğan: Duhet t’i respektoni ata që dalin nga kutitë e votimit

Duhet t'i respektoni ata që dalin në kutitë e votimit, sepse nëse nuk i respektoni kjo nuk është demokraci, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me ngjarjet e përjetuara në Venezuelë tha se “duhet të respektohen ata që dalin nga kutitë e votimit, sepse nëse nuk i respektoni kjo nuk është demokraci” raporton Anadolu Agency (AA.

Presidenti Erdoğan dhe presidentja e Maltës Marie-Louise Coleiro Preca pas një takimi kokë më këkë dhe mes delegacioneve mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në rezidencën presidenciale në Ankara.

Ndaj pyetjes së një gazetari turk në lidhje me pikëpamjet për zhvillimet e përjetuara në Venezuelë, deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, bisedën telefonike me presidentin venezuelas Nicolas Maduro, Erdoğan shpjegoi se “Kujtoni që tantativa e grusht shtetit me 15 korrik u bë ndaj nesh. Në këtë tentativë të grushtit i nderuari Maduro pa pritur aspak na telefonoi dhe më pas vizitoi vendin tonë. Deri në atë kohë unë nuk njihesha me Maduron, por me këtë rast u njohëm gjë e cila u bë një fillim i mirë”.

“Duhet t’i respektoni ata që dalin në kutitë e votimit, sepse nëse nuk i respektoni kjo nuk është demokraci. Është një mentalitet totalitar, një strukturë totalitare. Për këtë arsye Maduro ka dalë nga kutitë e votimit, por ajo që më ka shokuar janë qëndrimi i disa vendeve dhe deklarata e Trump i cili nga pikëpamja njerëzore është një person që i beson demokracisë. Teksa po kthehesha nga Rusia e telefonova Maduron dhe i kam shprehur qartë që në këtë pikë të qëndrojë drejtë, dhe në pikën e demokracisë kurrë të mos tolerojë tentativa antidemokratike”, tha Erdoğan.

Ndër të tjera në lidhje me situatën në Venezuelë, Erdoğan shtoi se “Nëse jemi demokratë atëherë duhet të qëndrojmë pranë demokratëve. Nuk ka nevojë të shqetësoheni për këtë. Ata që luftojnë për demokraci, për demokracinë në botë mendoj që ata duhet ndodhen pranë atyre që kanë dalë nga kutitë e votimit. Në këtë çështje nuk e gjej të drejtë që të provohen disa mënyra dhe rrugë në kundërshtim me vullnetin popullor, ku dhe në këtë moment kjo po bëhet. Është e pamundur që ta gjejmë të drejtë këtë”.

Maduro bashkë me njerëzit që ndodhet në këtë rrugë do ta tejkalojë edhe këtë situatë problematike, tha Erdoğan duke vënë theksin se “Kur ndodhi tek ne tentativa e grusht shtetit më 15 korrik, Bashkimi Evropian nuk na telefonoi, Turqinë e cila ndodhej në tryezën e negociatave. Kaluan ditë, javë, vetëm Britania telefonoi, askush tjetër. Sigurisht që ne këto i kemi regjistruar dhe tashmë i dimë shumë mirë se kush është demokrat dhe kush jo. Por unë besoj nëse Maduro do të vazhdojë drejtë në këtë rrugë që beson, dhe se populli venezulian i cili e ka mbështetur do të qëndrojë pas liderit të tyre të cilin e kanë nxjerrë nga kutitë e votimit”.