Erdoğan diskuton tensionet Indi-Pakistan me shefin e OKB-së

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Guterres kanë biseduar lidhur me tensionet e fundit në kufirin midis Indisë dhe Pakistanit.

Siç njoftohet, gjatë bisedës telefonike është diskutuar edhe situata e fundit në Siri.