Erdoğan dhe Trump biseduan mbi Sirinë dhe luftën kundër terrorizmit

Erdoğan u përqendrua në sulmin terrorist në Munbixh, në të cilin humbën jetën edhe ushtarë amerikanë, duke shprehur ngushëllime. Ai shtoi se bëhet fjalë për provokim në drejtim të ndikimit mbi vendimin e SHBA-së për tërheqjen nga Siria

 Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mbrëmë me telefon ka biseduar me homologun e tij amerikan Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga Kabineti i presidentit turk njoftuan se dy liderët, përveç marrëdhënieve bilaterale, biseduan edhe për zhvillimet e fundit në Siri.

Erdoğan me këtë rast u përqendrua në sulmin terrorist në Munbixh, në të cilin humbën jetën edhe ushtarë amerikanë, duke shprehur ngushëllime. Ai shtoi se bëhet fjalë për provokim në drejtim të ndikimit mbi vendimin e SHBA-së për tërheqjen nga Siria.

Erdoğan tha se Turqia, pa humbur kohë, është e gatshme të vendosë siguri në Munbixh, duke porositur se nuk do të lejojë që aktivitetet e PKK-së dhe degëve të saj siriane të fillojnë destabilizimit në verilindje të Sirisë.

Të dy liderët kanë ngelur dakord për eliminimin e pjesës së mbetur të DEASH-it në Siri dhe marrjen e masave të përbashkëta që do të parandalojnë patraqitjen e tij të sërishme.

Ata gjithashtu ranë dakord mbi përshpejtimin e konsultimeve që filluan me takimet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke dhe atij të SHBA-së lidhur me zonën e sigurisë në Siri, si dhe rritjen e vëllimit të tregtisë.