Erdoğan: Çlirimi i Stambollit ndryshoi rrjedhën e historisë

“Urime 566 vjetorin e çlirimit të Stambollit që ndryshoi rrjedhën e historisë botërore, përfundoi një dhe filloi një epokë tjetër”, shkroi Erdoğan në Twitter

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin 566 vjetorit të çlirimit të Stambollit, Konstandinopojës së dikurshme, tha se atëherë një epokë përfundoi ndërsa filloi një tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Urime 566 vjetorin e çlirimit të Stambollit që ndryshoi rrjedhën e historisë botërore, përfundoi një dhe filloi një epokë tjetër”, shkroi Erdoğan në Twitter.

Në këtë ditë në vitin 1453, Ushtria Osmane e kryesuar nga Sulltan Mehmed II çliroi Konstandinopojën, kryeqytetin e Perandorisë së fuqishme Bizantine, gjegjësisht Perandorinë Romake Lindore, perandori i fundit i së cilës ishte Konstandini XI. Që nga ajo ditë, qyteti i Bosforit që shtrihet në dy kontinente u bë kryeqyteti i Shtetit Osman.